Edhe Marseille futet në garë për Milik

Edhe Marseille futet në garë për Milik

Jo vetëm, Interi, Juventusi dhe Atletico Madrid por së fundmi në garë për shërbimet e Arkadius Milik është futur dhe skuadra franceze e Marseille, njofton Insajderi.

Sipas “RMC Sports”, ideja e klubit francez është marrja në huazim e bomberit polak duke i ofruar hapësirë në formacionin titullar gjatë gjysmës tjetër të sezonit.

Ekipi i Ligue 1 duhet të mposhtë konkurrencën e Interit, Juventusit dhe Atletikos së Madridit që nuk do t’a humbisnin si mundësi për të transferuar gjigantin polak.

Vlen të theksohet se Milik ndodhet jashtë planeve të Gattuso-s duke mos u përfshirë në asnjë listë të këtij sezoni dhe po shqyrton e mundësinë e largimit në janar për t’u aktivizuar me Poloninë e tij në Europianin e vitit 2021. /Insajderi.com