Edhe një civil i vdekur në Ganja, në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Edhe një civil i vdekur në Ganja, në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Nga sulmi armen me raketa mbi qytetin e dytë më të madh azer, Ganja, në 10 ka shkuar numri i civilëve që kanë humbur jetën, transmeton Insajderi.

Nga zyra e Prokurorit Publik të Azerbajxhanit, kanë bërë të ditur se edhe një person nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, si pasojë e sulmeve me raketa nga ushtria armene mbi qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me keqardhje të thellë informojmë se njëra prej të plagosurve, Aliyeva Gunay Zahid, e lindur në vitin 1992, vdiq në spitalin ku po pranonte trajtim. Aktualisht, po trajtohen civilët e tjerë të plagosur”, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë të dielës, prokurorët njoftuan se si rezultat i sulmit të ushtrisë armene në Ganja, qytet i vendosur jashtë vijës së frontit, të paktën 9 persona përfshirë 4 gra u vranë brenda 24 orësh nga armëpushimi, ndërsa 35 të tjerë u plagosën.

Armenia dhe Azerbajxhani në një takim në Moskë ranë dakord që nga 10 tetori në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve. /Insajderi.com