Edhe një klub tjetër e nxjerr “bllof” Bunjakin, publikon ftesën për futbollistin

Edhe një klub tjetër e nxjerr “bllof” Bunjakin, publikon ftesën për futbollistin

Edhe pse trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, është duke e mbajtur ende të fshehtë listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Turqinë, klubi anglez Sheffield Wednesday ka bërë të ditur ftesën për Atdhe Nuhiu.

Nuhiu është përzgjedhur zyrtarisht në skuadrën e Kosovës për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Turqisë, që zhvillohet më 11 qershor, njofton faqja zyrtare e klubit anglez.

Përveç Nuhiut, Bunjakit i është zbuluar edhe një emër i listës së futbollistëve një ditë më parë. Klubi holandez, Heerenveen njoftoi përmes një komunikate zyrtare se futbollisti i saj, Arbër Zeneli, ka marrë ftesë zyrtare nga Kosova.

27-vjeçari është përdorur kryesisht si zëvendësues në skuadrën e tij në Angli, këtë sezon. Ai ka hyrë 20 herë në lojë si zëvendësues, duke startuar në vetëm tre ndeshje në të gjitha garat. /Insajderi.com