Edhe një kosovar në Bundesligë

Edhe një kosovar në Bundesligë

Mbrojtësi kosovar, Florent Hadërgjonaj e ka kompletuar kalimin tek skuadra e Bundesligës gjermane, Ingolstadt 04 nga ish-skuadra e tij Young Boys Bern.

Hadërgjonaj ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin gjerman, teksa shuma e transferimit ende nuk është bërë e ditur, raporton Insajderi.

23 vjeçari luan si mbrojtës i djathtë, teksa me Young Boys ka bërë 71 paraqitje në të gjitha garat. Ai nuk ka vendosur ende se cilën përfaqësuese do ta prezantojë. Hadergjonaj ka tri opsione: Kosovën, Zvicrën dhe Shqipërinë.

Sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë të futbollit gjerman do të luajnë Amir Abrashi me Freiburg, Besar Halimi me Mainz, Mërgim Mavraj me Koln, Albian Ajeti me Augsburg dhe Donis Avdijaj me Schalke 04./Insajderi.com