
“Super Mario” është rikthyer.
Pas tre viteve mungesë – do e djersitë edhe një herë fanellën e Përfaqësueses.
Pritja ishte e gjatë, por tashmë ka ardhur koha.

Mario Balotelli me kombëtaren italiane – foto nga e kaluara
Sulmuesi i Adana Demirspor, ka 36 paraqitje me Italinë, por nuk ka luajtur për kombëtaren e tij që nga shtatori 2018.
31-vjeçari është paraqitur për azurët – në dy kompeticione të mëdha.
Në “Euro 2012”, ai kishte shënuar dy herë kundër Gjermanisë në gjysmëfinale, ndërsa luajti edhe në Kupën e Botës në Brazil – 2014, ku Italia u eleminua në fazën e grupeve.
Forma jo e mirë e Immobiles me azurët – mund të jetë një mundësi e artë që Balotelli të zë vend në këtë skuadër, por mbetet të shihet nëse do ketë minutazh.
Lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Mancini
Mario po kalon formë të mirë në Superligën turke – ku duket që është pështatur për mrekulli.
Në këtë kampionat, ai ka zhvilluar gjithej 19-të ndeshje, teksa është autor i tetë golave dhe tre asistimeve. /Insajderi.com