
Skuadra e Struga Trim Lum është eleminuar nga gara për kualifikim në “UEFA Conference League”, shkruan Insajderi.
Ata u mposhtën me rezultat 4-1 në ndeshjen e dytë dhe me rezultat të përgjithshëm 5-2 kundër Liepajas së Letonisë, duke u eleminuar nga ky kompeticion evropian.
Në këtë takim, braziliani Dodo shënoi dy herë brenda dy minutave, para se Emir Skenderi në minutën e 57-të shënoi golin e vetëm për skuadrën nga Struga.
Kur vendasit filluan të kërkojnë golin e dytë, mysafirët shënuan golin e katërt, ku realizator ishte Barorzkin në minutën e 62-të, ku edhe fundosën shpresat e Struga Trim Lumit për kualifikim tutje.
Tani, në raundin e dytë të kësaj gare, Liepaja do të ketë përball CSKA-në e Sofjes./Insajderi.com