Ndeshjen e fundit në La Liga, Reali i Madridit e humbi me rezultat bindës 4:1, sipas mediave spanjolle, karrigia e Zidane te “los blancos” është e sigurt, njofton Insajderi.
Sipas të përditshmes spanjolle “Cadena Ser”, edhe pas tërë këtyre rezultateve negative, Zinedine Zidane nuk është problemi dhe nuk është ai fajtori për mungesë të rezultateve pozitive.
Planet e mëdha të madrilenëve, janë duke dërguar përpara një projekt rinovues, dhe ata nuk e konsiderojnë të dobishme në këtë moment shkarkimin e francezit me praninë e këtyre lojtarëve.
Por në rast të mos kalimit të grupeve në Ligën e Kampionëve, atëherë drejtuesit e Real Madrid do ta merrnin në konsideratë shkarkimin e francezit. /Insajderi.com