Edhe SAS e detyruar të lirohet nga gjysma e fuqisë punëtore

Linja ajrore skandinave, SAS njoftoi se do shkurtojë rreth gjysmën e fuqisë punëtore, 5 000 pozicione me kohë të plot, për shkak të ndalimit të udhëtimit ajror të shkaktuar nga koronavirusi.

Edhe SAS e detyruar të lirohet nga gjysma e fuqisë punëtore

“Duke patur parasysh kufizimet aktuale, SAS pret aktivitet të kufizuar në sezonin e rëndësishëm të verës. Përveç kësaj, ka shumë të ngjarë që do të duhen disa vite para se kërkesa të kthehet në nivelet që ishte para pandemisë”, deklaroi shefi ekzekutiv, Rickard Gustafson.

“COVID-19 e ka detyruar SAS të përballet me një realitet të ri, që do të ndikojë jo vetëm në muajt e ardhshëm, por edhe gjatë viteve të ardhshme”, shtoi ai.

Shkurtimet e parashikuara do të aplikohen në rreth 1 900 pozicione në Suedi, 1 300 në Norvegji dhe 1 700 në Danimarkë.

Në fund të janarit, linja ajrore kishte rreth 10 300 punonjës.