Edhe sonte ka ndeshje të Ligës së Kombeve

Edhe sonte ka ndeshje të Ligës së Kombeve

Liga e Kombeve, vazhdon edhe sonte më ndeshjet e saj, në të tre ligat.

Në ligën “A”, ka dy ndeshje për sonte. Italia luan ndaj Bosnjës, ndërsa ndeshja kryesore është ajo në mes të Holandës dhe Polonisë, ku do të ketë një përballje direkte në mes Virgil van Dajk me Robert Lewandowskin, transmeton Insajderi.

Në ligën “B”, do të ketë katër përballje. Norvegjia vs Austria, Rumania vs Irlanda Veriore, Skocia vs Izraeli dhe Slovakia vs Çekia.

Ndërsa në ligën “C”, ka dy ndeshje, ajo në mes Lituanisë dhe Kazakistanit dhe më e rëndësishmja, Bjellorusia me Shqipërinë./Insajderi.com.