Edhe tre sportist të tjerë kanë marrë ftesën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Insajderi.
Bëhet fjalë për dy notarët Eda Zeqirin dhe Olt Kondirolli dhe atletin Musa Hajdari.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Komiteti Olimpik i Kosovës përmes rrjetit social “Facebook”.
Eda Zeqiri do të garojë në disiplinën 400 metra stil i lirë, ndërsa Olt Kandirolli në 100 metra stil i lirë.
Nga ana tjetër, për Musa Hajdarin kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë në lojëra olimpike pas debutimit në “Rio 2016”.
Deri tash, Kosova do të përfaqësohet me 11 sportist në garat olimpike, prej tyre gjashtë me normë olimpike./insajderi.com