Edhe zyrtarisht ylli i Kosovës prezantohet te skuadra e re

Edhe zyrtarisht ylli i Kosovës prezantohet te skuadra e re

Donis Avdijaj është bërë edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës së madhe turke Trabzonspor.

Ylli i Kosovës ishte futbollist i lirë pasi kishte shkëputur kontratën me klubin holandez Wille

m II në dhjetor të vitit të kaluar.

Avdijaj ka zbarkuar në Turqi dhe ka nënshkruar një kontratë për 1+3 vite me Trabzonin.

Kontrata e Avdijajt fillimisht është për një vit, por ajo mund të rinovohet automatikisht edhe për tri vite të tjera në varësi të paraqitjeve të tij.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit turk që tanimë e kanë prezantuar yllin kosovar.

Reprezentuesi i Kosovës synon që te Trabzonspor të rikthejë formën e tij të vjetër dhe t’i harrojë problemet jashtë fushës.

Avdijaj ishte pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës, por që nuk është grumbulluar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Istogasi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Schalke 04, Sturm Graz, Roda JC dhe Willem II