
Mesfushori shqiptar, Edi Sylisufaj është bërë protagonist ditën e djeshme në kampionatin suedez, duke shënuar për ekipin e tij Falkenberg në sfidën ndaj Osters, ndeshjen të cilën e humbi ekipi i tij me shifrat 2:1, njofton Insajderi.
22 vjeçari kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 54-të ndeshjes, teksa arriti të tregohet i saktë para portierit pas një pasimi nga e djathta.
Ky është goli i parë i Sylisufajt për ekipin e tij Falkenberg këtë sezon. Mesfushori zgjodhi vitin e kaluar të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, teksa deri tani është grumbulluar me moshat e 21 vjeçarëve të Kosovës dhe shihet si talent me potencial të madh për të ardhmen. /Insajderi.com
Edi Sylisufaj! FFF leder mot Öster pic.twitter.com/rRNnPfQfIJ
— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) April 24, 2021