
Lajme të këqija vijnë në shtëpinë e Romës. Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë 15-20 ditë, njofton Insajderi.
Pas dëmtimit të tij në sfidën ndaj Bragës ku arriti të realizojë dhe një gol në atë fitore me rezultatin 3:1, Edin Dzeko i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ku është evidentuar një dëmtim muskulor të shkallës së parë.
Lideri i Romës do të mungojë në sfidën e rëndësishme ndaj Milanit të dielën në mbrëmje, ndaj Fiorentinës, Genoa-s dhe Shaktar Donetsk në sfidën e parë të fazës së 1/8 të Europa League. /Insajderi.com