Edin Dzeko debutoi xhiron e kaluar me Interin në ndeshjen kundër Geonas që e fituan me rezultat të thellë prej 4-0.
Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Dzeko, i cili ndihmoi skuadrën e tij të re me një gol dhe asistim.
Sulmuesi në një intervistë për “INTER TV” u shpreh se ndihet sikur ka luajtur te Interi për shumë vite.
“Debutimi me fanellën e Interit ishte një ditë emocionuese, veçanërisht pasi ishte ndeshja e parë me tifozët përsëri në stadium”, tha fillimisht boshnjaku.
“Ndihem sikur kam luajtur këtu për vite, jam shumë mirë me shokët e skuadrës dhe ne punojmë së bashku pa probleme. Kjo sepse ka shumë kampionë këtu që dinë të luajnë futboll, kjo është arsyeja pse unë erdha në Inter”, shtoi ai.
“Isha nervoz para ndeshjes me Geonan dhe sinqerisht kjo ishte e pazakontë për mua. Unë kisha qenë në San Siro shumë herë si kundërshtar, kështu që gati hyra në dhomën e zhveshjes të gabuar dhe Ivan Perisic më drejtoi”.
“Kam dëgjuar shumë gjëra të mëdha për Simeone Inzaghin nga lojtarët që punuan me të. Unë pashë mënyrën se si luante Lazio dhe isha i sigurtë se ai do të ishte i përsosur për mua”, përfundoi 34-vjeçari.
Edin Dzeko u transferua te Interi gjatë këtij afati kalimtar me parametra zero nga Roma./Insajderi.com