
Edon Zhegrova ka gjetur rrugën e rrjetës në Zvicër, aty ku aktivizohet me skuadrën e Baselit, njofton Insajderi.
Futbollisti i Kosovës, ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, në ndeshjen ndaj Zurich.
Në minutën e 30-të, pas një pasimi nga Males, Zhegrova, lëviz bukur, për të lëshuar më pas një gjuajtje gjeniale me ta majtën, e cila u ndal në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
Ky është goli i pestë sezonal për Zhgerovën me fanellën e Baselit, në të gjitha kompeticionet. /Insajderi.com
Bend it like ZHEGROVA! 🦁💫 pic.twitter.com/a4TJiKPgkx
— Dardanian Football (@DardanianFooty) May 15, 2021