Eduart Rroca shënon për Istanbulspor në Turqi

Eduart Rroca shënon për Istanbulspor në Turqi

Eduart Rroca nuk ndalet me golat e shënuara te Istanbulspori dhe po kthehet në heroi e kësaj skuadre. Pas dygolëshit të shënuar dhe asist të dhënë në ndeshjen e fundit, ish-futbollisti i Kukësit ka tundur rrjetën edhe në përballjen e sotme (të shtunën) që Instabulspori po fiton në shifrat 0-1 në transfertën kundër Boluspor, njofton Insajderi.

Pas një topi të ardhur në zonën kundërshtare, Rroca bën ekzekutimin perfekt për ta dërguar topin në rrjetë. Një nuhatje e madhe për gjetjen e golit që po e ndihmon Instabulsporin me objektivin për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk. /Insajderi.com