
Shteti i Rusisë i ka garantuar ish-punonjësit të Agjencisë amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snowden, qëndrim të përhershëm në territorin e saj, njofton avokati i Snowdenit, Anatoly Kucherena.
“Sot, Snowdenit i është dhënë leja e qëndrimit me një afat kohor të pacaktuar”, tha avokati i tij rus Kucherena për agjencinë mediatike shtetërore TASS, transmeton Insajderi.com.
Snowden, jeton në Rusi prej vitit 2013 – kur u shpërngul atje në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes penale nga Shtetet e Bashkuara pas publikimit të të dhënave sekrete mbi programet e mbikëqyrjes së qeverisë.
Ai tha vitin e shkuar se është i gatshëm të kthehet në SHBA nëse i garantohet një proces i rregullt gjyqësor./Insajderi.com.