Edy Reja: Lituania të fortë – do të sulmojmë pikat e dobëta të tyre

Edy Reja: Lituania të fortë – do të sulmojmë pikat e dobëta të tyre

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja, foli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Lituanisë, ku vlerësoi maksimalisht ekipin kundërshtar, por edhe tregoi se ka zbuluar pika të dobëta, nga ku do të tentojë të godasë.

“Performanca e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë. Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë dhe duke bërë që ne të pranojmë gol”, tha fillimisht Reja, transmeton Insajderi.

“Ne do të shfrytëzojmë anët e forta të ekipit tonë, për të goditur pikat e dobëta të ekipit të tyre”, shtoi ai.

Ai gjithashtu ka komentuar ftesat e reja në ekip, pasi pritet që formacioni I Shqipërisë, të “bombardohet” me emra të rijnë.

“Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë”.

“FSHF ka një program për të futur brezat e rinj si pjesë integrale e Kombëtares. Unë kam menduar ta bëja këtë hap mbas hapi, por kushtet më sollën që të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh të rinj”, u shpreh Reja./Insajderi.com.