Kanë vazhduar protestat edhe mbrëmë kundër regjimit të presidentit egjiptian, Abdel Fattah al – Sisi, në qytetet Giza dhe Qena, transmeton Insajderi.
Protestat filluan më 20 shtator, të thirrura nga opozitari egjiptian, Mohamed Ali i cili është i mërguar në Spanjë, raporton Anadolu Agency.
Në Egjipt përveç problemeve ekonomike, në kohët e fundit është prishja e vendbanimeve për të cilat theksohet se janë të paligjshme, ishin ndër faktorët që rritën zemërimin e njerëzve.
Al-Sisi erdhi në pushtet në Egjipt në korrik të vitit 2013, pasi ai rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohammad Morsi. /Insajderi.com