Ministria e Jashtme e Egjiptit akuzoi Francën “për ndërhyrje në punët e brendshme” e cila ka dënuar arrestimin e Mohamed Bashir, drejtori ekzekutiv i Nismës Egjiptiane për të Drejtat Personale, transmeton Insjaderi.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme egjiptiane thuhet: “Kundërshtojmë deklaratën nga Franca për të ndikuar ndaj hetimit që Prokuroria po kryen ndaj një shtetasi egjiptian”.
“Franca nuk respekton ligjet e Egjiptit”, thuhet në deklaratën ku pretendohet se Ministria e jashtme e Francës po “mbron një organizatë të shoqërisë civile e cila kryen punë të paligjshme”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë të mërkurën e kaluar dënoi arrestimin e Mohamed Bashir, drejtori ekzekutiv i nismës Egjiptiane për të Drejtat e Personale. /Insajderi.com