Egjipti e ka ftuar miliarderin, Elon Musk, në një vizitë dhe ta shohë vetë se piramidat e famshme nuk janë ndërtuar nga jashtëtokësorët.
Shefi i SpaceX, shkroi në Twitter rreth teorisë konspirative, e cila thotë se jashtëtokësorët ishin pjesëmarrës në ndërtimin e këtyre strukturave kolosale.
Por, ministrja për bashkëpunim ndërkombëtar e Egjiptit, nuk dëshiron që “alienët” të marrin merita për çfarë u ndërtua nga egjiptianët.
Ajo thotë që nëse shikohen varrezat e ndërtuesve të piramidës, është provë e mjaftueshme.
Varret, të zbuluara në vitin 1990 janë dëshmia definitive, thonë ekspertët, që strukturat e mahnitshme në fakt janë ndërtuar nga egjiptianët antikë.
Prandaj, ministrja egjiptiane, Rania al-Mashat, u përgjigj në Twitter duke thënë se ajo e përcjellë dhe e admiron punën e Musk, por e lutë atë që të eksploroi pak më shumë rreth dëshmive për ndërtimin e strukturave në nder të faraonëve./Insajderi.