Eibar ndal Barcelonën në barazim në “Camp Nou”

Eibar ndal Barcelonën në barazim në “Camp Nou”

Në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga, Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim në shtëpi ndaj mysafirëve të Eibar, duke luajtur me rezultat 1:1, njofton Insajderi.

Nikoqirët e filluan më mirë takimin, ku vetëm pas tetë minutash lojë fituan një penallti. Mirëpo nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Braithwaite, i cili goditi jashtë porte.

I njëjti lojtar shënoi gol në minutën e 25-të të ndeshjes, mirëpo kësaj radhe VAR ia anuloi golin. Me rezultat të bardhë 0:0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, këtë herë do të shënonin miqtë me Kike (57’), doli të ishte gol i rregullt dhe kësisoj krijo epërsinë për Eibar.

Epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 10-të minuta, pasi anësori francez Dembele shënoi për 1:1, kur po zhvillohej minuta e 67-të e ndeshjes.

Deri në fund “katalunasit” tentuan të shënonin golin e fitores, gol të cilin nuk e arritën dot.

Me këtë pikë, Barcelona shkon në kuotën e 25 pikëve, duke blinduar vendin e gjashtë në tabelë, pozitë që siguron garat kualifikuese për Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, Eibar ngjitet në vendin e 14-të në tabelë me 16 pikë. /Insajderi.com