Eintracht Frankfurt mposht kampionët e Bayern-it, rezultatet në Bundesligë

Eintracht Frankfurt mposht kampionët e Bayern-it, rezultatet në Bundesligë

Kanë përfunduar katër sfidat e Bundesligës gjermane, të luajtura gjatë të shtunës, njofton Insajderi.

Surpriza ka ndodhur në Frankfurt, ku Eintracht Frankurt ka mposhtur me rezultatin 2:1 mysafirët e Bayern Munchen.

Borussia Moenchengladbach është mposhtur në shtëpi me rezultatin 1:2 nga Mainz.

Stuttgart ka fituar minimalisht me rezultatin 1:0 ndaj skuadrës së Koln-it.

Union Berlin ka arritur të fitojë me rezultatin 0:1 në transfertë ndaj Freiburg.

Pas javës së 22-të, Bayern mban kryesimin me 49 pikë, e dyta Leipzig me 44 pikë, me një ndeshje më pak, ndërsa Wolfsburg dhe Frankfurt ndajnë pozitën tre me nga 42 sosh. /Insajderi.com