Ekipi i David Beckham i interesuar në Suarez-in

Ekipi i David Beckham i interesuar në Suarez-in

Inter Miami i kanë bërë Barcelonës një ofertë për sulmuesin Luis Suarez, shkruan Mundo Deportivo, njofton Insajderi.

Ekipi i ri i sapo formuar, pronar i të cilit është David Beckham, e që garon në Ligën Amerikane të Futbollit, dëshiron ta sjellë 33 vjeçarin jo vetëm për aftësitë e tij në fushë.

Fama e madhe e Suarez do t’i ndihmonte Inter Miamit të arrinte më shpejtë njohje globale.

Suarez e kishte pranuar se është fans i futbollit që luhet në ligën amerikane, megjithatë ka thënë se shpreson që edhe për një kohë do të qëndrojë në Camp Nou.

Kontrata e Suarez me Barcelonën përfundon në 2021.