Ekipi kombëtar i boksit është nisur në mëngjesin e sotëm për në Budva, ku nga 15 deri më 23 tetor do të zhvillohet Kampionati Evropian për grupmoshat U-18.
Në këtë Evropian, Kosova do të jetë e përfaqësuar me katër boksierë, shkruan Insajderi.com.
Lorent Murati 57 kg, Loris Idrizi 67 kg, Leotrim Muli 71 kg, Taulant Jakupi 86 kg – do të tentojnë që të sjellin suksese me vete, ndërsa trajner i tyre është Besim Brahimi.
Kurse, sot hidhet shorti, ndërsa të premten nga orën 15:00 fillon sesioni i parë i eliminimeve./Insajderi.com
Njoftimi nga Federata e Boksit të Kosovës:
Kosova me katër boksierë u nisën për në Kampionatin Evropianin U18 në Budva
Ekipi ynë kombëtar i boksit u nis sot në mëngjes për Budva, (Mal i Zi) në Kampionatin Evropian që do të fillojë nga data 15 tetor, deri më 23 tetor. Sot hidhet shorti dhe nesër e premte nga orën 15:00 fillon sesioni i parë i eliminimeve .
Selektori Besim Brahimi do të mbështetet në katër talentë për të arritur fitore për medalje.
Përbërja e Kosovës: Lorent Murati 57 kg / Loris Idrizi 67 kg / Leotrim Muli 71 kg / Taulant Jakupi 86 kg.