Ekipi olimpik i xhudos drejt medaljeve në botërorin e Budapestit

Ekipi olimpik i xhudos drejt medaljeve në botërorin e Budapestit

Xhudistët kosovarë do të marrin pjesë në garën e fundit para Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, të cilat fillojnë vetëm pas një muaj e gjysëm, njofton Insajderi.

Në botërorin e Budapestit, do të marrin pjesë kampionët e Evropës për këtë vit, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, kampionia e Evropës në vitin 2018, Nora Gjakova si dhe Laura Fazliu dhe Flora Loxha.

Për shkak të kohës së shkurtër, kampionia olimpike dhe dy herë kampiona e botës, Majlinda Kelmendi do të pushojë, bashkë me medalisten e bronztë të botës, Loriana Kuka.

Krasniqi përballjen e parë do ta ketë të dielen, dhe llogaritet favorite për të fituar medalje në kategorinë e saj deri në 48 kg.

Distria është e para në renditjen botërore dhe olimpike.

Akili garon në kategorinë -73 kg, ndërsa Flaka dhe Nora në -57kg. Laura është në kategorinë -63 kg.

Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova, kanë siguruar normën olimpike, dhe çdo sukses në këtë botëror do të mund t’iu sillte renditje edhe më të mirë para Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Xhudo në përgjithësi ka pesë norma olimpike, përfshirë Majlinda Kelmendin dhe Loriana Kukën.