Ekipi që theu rekordin në Europa Ligë pa asnjë faull të vetëm në ndeshje

Ekipi që theu rekordin në Europa Ligë pa asnjë faull të vetëm në ndeshje

Dundalk, është ekipi irlandez që të enjten u mposht me rezultat 3:0 nga Arsenal në Londër, në raundin e dytë të grupit B në Europa Ligë, por nga ky takim, ekipi irlandez ka thyer një rekord, njofton Insajderi.

Gjatë gjithë 90 minutave, skuadra irlandeze nuk regjistroi asnjë faull, diçka që më parë nuk ishte arritur nga asnjë skuadër në këtë kompeticion. Asnjë nga lojtarët e Dundalk, nuk shkaktoi goditje dënimi, qoftë edhe njëherë të vetme gjatë 90 minutave, diçka që në plan të parë duket e pabesueshme.

Në grupin B, së bashku me Arsenal dhe Dundalk, në këtë grup bëjnë pjesë Molde dhe Rapid Wien, ndërsa Dundalk edhe pse thyen rekorde për Fair – Play të futbollistëve, klubi gjendet në vendin e fundit në tabelë me dy humbje në dy ndeshjet e para. /Insajderi.com