falëndëroi gabim" />

Ekipi që Veseli e falënderoi gabimisht, shënon fitore në Moskë

Ekipi që Veseli e falënderoi gabimisht, shënon fitore në Moskë

Manchester United u bë temë e lajmeve vendore pasi kryetari i PDK-së Kadri Veseli e falëndëroi gabimisht si investitorë të një parku në Podujevë, por ekipi anglez ka vazhduar me punën e tyre në fushën e futbollit duke shënuar fitoren e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar si mysafirë kundër skuadrës ruse të CSKA Moskës me rezultat 4-1.

Të besuarit e Jose Mourinhos e përfunduan dilemën e fituesit në pjesën e parë kur realizuan tre gola.

Ishte Romelu Lukaku, ai që realizoi qysh në minutën e katërt të takimit, e cila gjë i hapi rrugë golave tjerë.

Më pas ishte rendi i Anthony Martial për të realizuar gol. Francezi shënoi nga pika e bardhë në të 19 minutë.

Lukaku ka realizuar golin e dytë personal në të 27 minutë, përkatësisht të tretin për Djajtë e Kuq.

Aty ku e lanë, aty e vazhduan edhe në pjesën e dytë futbollistët e ekipit anglez.

Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e katërt në të 57 minutë dhe të “knock-out” për Unitedin.

Por, rezultatin përfundimtar në sekondën e fundit e vulosi Kuchaev.

Pas kësaj, United zë pozitën e parë të të grupit A, ndërsa CSKA ka tre pikë, po aq sa ka edhe Baseli i vendit të dytë.