Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, është takuar me përfaqësuesen e zyrës së Greqisë në Prishtinë, Chryssoula Aliferi.
Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ka qenë temë diskutimi.
Rukiqi përmes një postim në Facebook përmendi edhe projektet me rëndësi strategjike ndërmjet dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Greqia është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën.
Por, ka një zyre në Kosovë për marrëdhënie diplomatike. /Insajderi.com