Ekonomisti bëri thirrje për bojkot të Amazon-it gjatë “Black Friday”

Ekonomisti bëri thirrje për bojkot të Amazon-it gjatë “Black Friday”

Ekonomisti Yanis Varoufakis ka bërë thirrje për një bojkot njëditor të Amazon gjatë “Black Friday” pasi sindikalistët, aktivistët e mjedisit, aktivistët e privatësisë dhe avokatët e drejtësisë tatimore planifikojnë veprime të koordinuara kundër faqeve të kompanisë dhe zinxhirit të furnizimit, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Suksesi i Amazon gjatë pandemisë së Coronavirusit – në një moment kompania u raportua se realizonte shitje prej 11,000 dollarësh në sekondë – ka fryrë shumë çmimin e aksionit, duke rritur pasurinë personale të shefit ekzekutiv të saj, Jeff Bezos, tashmë më i pasuri në botë, me 70 miliardë dollarë.

Bloomberg vlerëson se pasuria e tij aktuale është 187 miliardë dollarë.

Në një video në internet, Varoufakis u kërkon shikuesve “që as të mos vizitojnë” faqen e Amazon në të Premten e Zezë – dita më fitimprurëse e industrisë me pakicë të vitit – e cila ra të ishte me 27 nëntor të këtij viti. /Insajderi.com