“Politikanët evropian duhet të vendosin a do të vazhdojnë të shtypin dhe shpenzojnë para në mënyrë të pakuptimtë apo të pranojnë se eksperimenti me euro ka dështuar”, konsideron eksperti bullgar i ekonomisë Geogri Vuldzev.
“Vendet siç janë Hungaria dhe Polonia thirren pikërisht në opsionin e dytë, e gjithashtu edhe Çekia, sepse ata nuk kanë refuzuar pa arsye të pranojnë euron dhe as që e kanë ndërmend të bëjnë këtë”, pretendon ai.
Sipas ekspertit bullgar, këto vende janë shembull se niveli i lartë i rritjes ekonomike është i realizueshëm edhe jashtë kufijve të Eurozonës.
“Standardi jetësor në një vend siç është Polonia është më i lartë se ai në Bullgari, dhe rritja e GDP (bruto të ardhurat kombëtare) në vitin 2018 është më e lartë se 5 për qind. Ne mezi po realizojmë 3,5 për qind. Euro nuk do ta përmirësojë këtë situatë, por krejt e kundërta. Eurozona po shndërrohet në një vrimë të zezë, e cila po e përpinë çdo shpresë për zhvillimin ekonomik, ndërsa politikanët tanë po na udhëheqin me këmbëngulje andej – përkundër dyshimeve të votuesve të tyre”, ka pretenduar eksperti.
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka deklaruar se anëtarësimi në Eurozonë kërcënon të shkaktojë ulje të standardit të qytetarëve dhe si shembull e ka marrë Italinë dhe Greqinë. Mirëpo kryeministri Bojko Borisov konsideron se nuk ekziston vendi i cili e ka pranuar euron dhe ka jetuar më keq se anëtaret tjera të BE./Insajderi.com.