Është zyrtarizuar se me datë 12 shtator, Mike Tyson do të rikthehet në ring, në një ndeshje që të ardhurat e saj, do të shkojnë për bamirësi.
Sports Center, ka dhënë lajmin se Tyson do të ndeshet me boksierin Roy Jones Jr, me datë 12 shtator, transmeton Insajderi.
Është përfolur shumë për një ndeshje në mes Mike Tyson dhe Evender Holyfield, por duket se Tyson fillimisht ka zgjedhur të ndeshet me Roy Jones, pastaj mund të kemi një tjetër ndeshje me Holyfield, i cili ka filluar stërvitjet me Vladimir Klitschkon.
Mike Tyson nuk është ndeshur që nga viti 2005, kur ka humbur nga Kevin McBride./Insajderi.com.