Ekskluzive: Milioneri gjerman me ofertë zyrtare për të marrë në menaxhim klubin e famshëm kosovar

Ekskluzive: Milioneri gjerman me ofertë zyrtare për të marrë në menaxhim klubin e famshëm kosovar

Duket se më fund problemet për klubin e madh kosovar, KF Liria do të marrin fund shumë shpejt, shkruan Insporti.com.

KF Liria sezonin që shkoi ishte pjesë e Superligës por nuk arriti të ruante statusin pasi përfundoi në pozitën e parafundit në tabelë dhe nga sezoni i ardhshëm do të bëj gara në rangun e dytë të fubtollit të Kosovës “Ligën e Parë”.

Përveç problemeve të shumtë në ‘fushën e gjelbërt’ Liria në vitet e fundit ka pasur probleme edhe ekonomike, duke qenë e zhytur në borxhe.

Megjithatë, ditë të mira për klubin nga Prizreni do të vijnë shumë shpejt.

Një burim i Insportit bën të ditur se ish drejtori sportiv i klubit gjerman, Hannover 96, Franz Berger ka bërë një ofertë zyrtare për të marrë nën menaxhim klubin prizrenas.

Insporti mëson se oferta e Berger është bërë muajin e kaluar dhe se është duke pritur vetëm vendimin e kuvendit komunal të Prizrenit.

Rreth kësaj ofertë ky burim i Insportit bën të ditur se komuna e Prizrenit të martën pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për ta shqyrtuar ofertën e Bergerit, më shumë në Insporti.com.