Ekspertët ndërkombëtar vlerësojnë lartë studimet master në Kolegjin Riinvest

Ekspertët ndërkombëtar vlerësojnë lartë studimet master në Kolegjin Riinvest

Përkundër numrit të madh të sfidave me të cilat arsimi i lartë në Kosovë po përballet dhe mbylljes së një numri të madh të programeve në Kosovë, studimet master në Kolegjin Riinvest janë vlerësuar lartë nga ekspertët ndërkombëtar dhe ri-akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës. Kjo falë përkushtimit të madh në ofrimin e studimeve cilësore dhe bashkëpunimit të ngushtë me universitete me renome ndërkombëtare. Ndër tjera, Riinvest është i vetmi institucion i cili ofron programet e London School of Economics ne Kosovë. Gjithashtu Riinvest është i vetmi institucion i besuar nga British Council për të ofruar testet ndërkombëtare të gjuhës angleze siç është IELTS.  Në këtë vit akademik kolegji Riinvest është kolegji i parë dhe i vetëm në Kosovë që  ka siguruar sistemin anti-plagjiaturë. Ky sistem ndihmon studentët në sigurimin e cilësisë  së hulumtimeve dhe mundësisë se publikimeve në revista shkencore të pranuara dhe ranguara ndërkombëtarëshit.

Në vitin akademik 2019/2020 programi karakterizohet me dy specializime të veçanta: 1. Menaxhment dhe Marketing dhe 2. Menaxhimi i Sistemeve Financiare dhe Informatike. Këto specializime ngërthejnë ne vete,  lëndë më bashkëkohore, literaturë më të re ekzistuese, metoda hulumtimi më bashkëkohore, staf me eksperiencë ndërkombëtare, numër të vogël të studentëve në ligjërata, zhvillim të projekteve, mundësi studimi në Itali dhe eksperiencë ndërkombëtare.

Duke pasë parasysh që shumica dërmuese e studentëve të nivelit master janë në marrëdhënie pune, të gjitha ligjëratat do të zhvillohen pas orarit të punës, konkretisht duke filluar nga ora 17:30-20:00. Edhe në vitin akademik 2019-20 ashtu siç është vepruar në vitin paraprak, studimet master do të ofrohen në formën modulare duke zhvilluar një modul për një kohë të caktuar dhe duke u përcjell me vlerësim për të vazhduar me modulin e radhës. Kjo do t’u mundësoi studentëve të vijojnë rregullisht ligjëratat, përgatisin elementet e vlerësimit dhe në të njëjtën kohë të zhvillojnë karrierën e tyre në vendet e tyre të punës.

Përveç ligjëratave të rregullta, studimet master do të ofrojnë edhe mundësi të hulumtimeve akademike dhe biznesore. Programi do të përgatitë studentet në mënyr të pavarur  të zhvillojnë projekte hulumtuese dhe zhvillimore. Në këtë kontekst, përveç hulumtimeve gjatë çdo moduli, programi do të ngërthej në vete ekskluzivisht  dy module në metoda hulumtuese dhe kërkimore.

Duke qenë i fokusuar në krijimin dhe zhvillimin  e një ambienti hulumtues dhe akademik, Kolegji Riinvest ka të siguruar qasjen në databaza dhe biblioteka digjitale botërore të publikimeve si JSTORE ku studentët kanë qasje në mbi 12 milion botime shkencore nga autorët më të njohur në fushat përkatëse. Falë këtij ambienti kërkimor, studentët gjithnjë të mbështetur nga stafi i Kolegjit Riinvest do të inkurajohen të publikojnë punimet e tyre në revista shkencore. Përveç mundësive në kontekstin vendor, në bazë të arritjeve akademike dhe hulumtimeve, studentët e nivelit master edhe në këtë vit do të kenë mundësi të studiojnë në Itali duke përfituar diplomë të dyfishtë. Në këtë marrëveshje ndërkombëtare të gjitha shpenzimet për studentët janë të mbuluara nga universitetet përkatëse ndërsa studentët përfitojnë edhe bursë mujore.