Ekspertët shëndetësorë kundërshtojnë përdorimin e kësaj maske për fytyrë

Ekspertët shëndetësorë kundërshtojnë përdorimin e kësaj maske për fytyrë

Nëse keni përdorur një maskë të tillë me një valvul, e cila njihet ndryshe si “N95 Mask”, mund të jeni duke i bërë më shumë dëm vetes, njofton Insajderi.

Maska respiratore N95, që kanë një valvul të dukshme jashtë, filtrojnë ajrin që thithni, por jo ajrin që nxirrni. Njerëzit mund t’i preferojnë këto maska, ​​pasi e kanë më të lehtë frymëmarrjen me to, por edhe për faktin se fytyra është më e freskët dhe mbart më pak lagështi brenda maskës. Por CDC deklaron se një respirator N95, me një valvul të jashtme, siguron të njëjtin nivel mbrojtjeje sa ata që nuk kanë një maskë të tillë. Por ato nuk duhet të vendosen në rastet kur duhet të ruhet një zonë sterile, si në një dhomë operacioni. Kjo, për shkak se valvula lejon që ajri që del të ‘ndotë’ zonën sterile.

A Certain Type of N95 Mask May Do More Harm Than Good

Paul Albrecht, menaxher në Departamentit e Urgjencës në Sistemin Shëndetësor të Klinikës “Mayo”, shton se, nëse kolliteni ose teshtini, ju i detyroni grimcat e ajrit të dalin nga të çarat e maskës. Meqenëse vendosja e një maske ka për qëllim të mbajë pikat orale infektive nga spërkatja ndaj të tjerëve, kjo rrezikon vërtet përhapjen e koronavirusit.

“Përdorimi i maskave N-95 është i dëmshëm për masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit pasi nuk parandalon që virusi të depërtojë nga maska”, shkroi Rajiv Garg, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Shëndetësore në një letër drejtuar sekretarëve kryesorë të shëndetësisë dhe edukimit mjekësor të shteteve.

Ndonëse frymëmarrja në një maskë pëlhure të thjeshtë ose të ripërdorshme pa valvul mund të jetë më e vështirë, tregoni mirësjellje dhe mbroni të tjerët duke e vendosur sa herë që jeni në një situatë publike. /Insajderi.com

Burimi: CNN, Indian Express