Miliona më shumë

Ekspertët shëndetësorë për të infektuarit me COVID-19: Shifrat janë shumë më të mëdha se sa raportohen

Të dhënat zyrtare janë një gjë, e vërteta është gjë tjetër. Pak a shumë këtë po thonë zyrtarët shëndetësorë amerikanë, kur po flasin për numrin real të të infektuarve me COVID-19. Numri i të infektuarve është 10 herë më i madh se sa shifrat zyrtare.

Ekspertët shëndetësorë për të infektuarit me COVID-19: Shifrat janë shumë më të mëdha se sa raportohen

Së paku 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës veçse janë infektuar me COVID-19, sipas të dhënave të fundit të zyrtarëve shëndetësorë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Qendra e Kontrollit për Sëmundje thotë se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë 10 herë më i madh se sa shifrat që raportohen.

Këto të dhanë vijnë pasi Texas, ndaloi lirimin e masave, meqë u raportua rritje e madhe e rasteve dhe hospitalizimeve.

SHBA-të kanë regjistruar 2.4 milionë raste të infektimit me virus zyrtarisht deri tani dhe 122 mijë e 370 vdekje.

Disa shtetet amerikane – edhe në jug edhe në veri – kanë raportuar se rastet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Universiteti i Uashingtonit, pas një studimi, parashikon se deri në tetor në SHBA do të ketë 180 mijë vdekje nga virusi, ose nëse 95 për qind e të gjithë amerikanëve vendosin maska, atëherë numri do të jetë 146 mijë./Insajderi.com