Eksplodimi i makinës bombë e tronditi Bagdadin

Eksplodimi i makinës bombë e tronditi Bagdadin

Raportohet se një eksplodim i një makine-bombë e ka goditur sot herët në mëngjes kryeqytetin irakian, Bagdad.

Eksplodimi ndodhi në një treg në lagjen Jamila, e banuar kryesisht me popullatë shiite, ndërsa agjencitë e lajmeve raportojnë se janë vrarë së paku 6 vetë dhe plagosur më tepër se 10 të tjerë, shkruan REL.

Grupi terrorist Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm nëpërmjet një postimi në internet.

Ky grup e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme të tjera në Irak, që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, derisa forcat e qeverisë së Irakut dhe aleatët e saj, po përpiqen për ta marrë qytetin Mosul, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Irak.