Ekstradohet nga Belgjika shqiptari i dënuar me 11 vite burg

Ekstradohet nga Belgjika shqiptari i dënuar me 11 vite burg

Nga Specialistët e Interpol Tirana  ështe bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar: Martin (Aleksandër) Tusha,  47 vjeç, lindur në Mamurras.

Shtetasi Martin  Tusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë  Tiranë, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 11.11.2011, Martin Tusha, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy shtetas/punëtor të një dyqani duralumini.

Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë  krediti.

Ky shtetas prej disa kohësh  fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës  dhe në datë 29 06.2018 u krye ekstradimi drejt vendit tonë.