Ekzekutohen 1 milionë euro për Trepçën

Ekzekutohen 1 milionë euro për Trepçën

Janë ekzekutuar 1 milionë euro për Trepçën të cilat i ndau Qeveria e Kosovës ditë më parë.

Punëtorët e kësaj kompanie publike kishin hyrë në grevë pasi nuk i morën rrogat e muajit tetor.

Por, edhe pas vendimit qeveritar ata nuk kishin ndërprerë grevën pasi kërkonin rrogat.

E rrogat tash mund t’i marrin sepse milioni u ngarkua në xhirollogaritë bankare të kësaj ndërmarrje publike

Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, njoftoi përmes një postimi në Facebook, për këtë ekzekutim mjetesh. /Insajderi.com

Postimi i plotë:

Ekzekutohet ndihma financiare për Trepçën

Minsitria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.

Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh.

Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës. Duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe nuk është çështje minutash pasi ekziston një sistem më i ndërlikuar për transferim të mjeteve financiare.