Ka përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesave shtesë në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Kosovë, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, përmes një njoftimi në Facebook.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj të këtij viti nga i njëjti burim.
“Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21”, thuhet në njoftim./Insajderi.com