Agjencia amerikane e hapësirës ka zbuluar prova përfundimtare të ujit në satelitin tonë të vetëm natyror.
Ky “zbulim i qartë i ujit molekular” do të rrisë shpresat e Nasa për krijimin e një baze hënore, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Qëllimi është të mbështesë atë bazë duke përdorur burimet natyrore të Hënës. Gjetjet janë botuar si dy punime në revistën “Nature Astronomy”.
Duke folur gjatë një telekonference virtuale, bashkëautorja Casey Honniball, tha: “Sasia e ujit është afërsisht e barabartë me një shishe uji 12 ons në një metër kub të tokës hënore”.
Kolegu i saj Jacob Bleacher, nga drejtoria e kërkimit njerëzor të agjencisë, tha se studiuesit ende kishin nevojë të kuptonin natyrën e depozitave ujore. Kjo do t’i ndihmonte ata të përcaktonin se sa të arritshëm do të ishin pwr eksploruesit e ardhshëm të hënës.
“Ku të vendosësh një bazë në Hënë është përqendruar kryesisht në vendin ku është uji”.
Agjencia Amerikane e Hapësirës ka thënë se do të dërgojë gruan e parë dhe burrin tjetër në sipërfaqen hënore në vitin 2024 për t’u përgatitur për “hapin tjetër gjigand” – eksplorimin njerëzor të Marsit që në vitet 2030.
Dr. Sargeant shpjegoi se kjo nënkuptonte zhvillimin e një “mënyre më të qëndrueshme për të bërë eksplorimin e hapësirës”.
“Një pjesë e kësaj është përdorimi i këtyre burimeve lokale – veçanërisht uji”, i tha ajo BBC News. /Insajderi.com