El Shaarawy drejt rikthimit te Roma

El Shaarawy drejt rikthimit te Roma

Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy, drejt një rikthimi në Serie A, te skuadra nga kryeqyteti italian Roma, njofton Insajderi.

Sulmuesi 27 vjeçar, aktualisht është në pronësi të skuadrës kineze, Shanghai Shenhua, e cila e bleu në verën e vitit 2019 nga Roma për 16 milionë euro.

Pas një sezoni te kinezët, El Shaarawy kërkon rikthimin në Serie A, në mënyrë që të luajë në nivele të larta, për t’u grumbulluar më pas nga kombëtarja italiane evropianin që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Klubi kinez lejon largimin e tij, por vetëm në formë huazimi.

Që t’i bëjë vend në formacion El Shaarawy-t, Roma së pari duhet të largoj Diego Perroti-n, ku interesim për të kanë shfaqur disa ekipe, mes tyre Fenerbahçe dhe Lokomotiva e Moskës. /Insajderi.com