El Shaarawy infektohet me COVID-19, vizitat mjekësore te Roma shtyhen për të hënën

El Shaarawy infektohet me COVID-19, vizitat mjekësore te Roma shtyhen për të hënën

Nuk nis në mënyrën më të mirë aventura e Stephan El Shaarawy-t tek skuadra e Romës ku rikthehet pas dy vitesh, njofton Insajderi.

Sulmuesi 28 vjeçar italian ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ku i është nënshtruar tamponit ditën e djeshme.

“Faraoni” kishte një gjendje virale të lehtë duke u infektuar me COVID-19, dhe për këtë fakt u shtyen vizitat mjekësore që ishin programuar të zhvilloheshin mëngjesin e sotëm. /Insdajderi.com