
Stephan El Sharaawy largohet nga Kina, teksa është rikthyer përsëri në Itali, ku do të aktivizohet me Romën, njofton Insajderi.
Sulmuesi italian ka mbërritur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin italian, teksa ditën e nesërme do i nënshtrohet vizitave mjekësore.
Pas përfundimit të vizitave mjekësore, 28 vjeçari do të hedhë edhe firmën në kontratë, ku do të zyrtarizohte si lojtari më i ri i Romës. Sulmuesi ka mbyllur kontratën me skuadrën kineze të Shanghai Shenhua dhe tani rikthehet te verdhekuqtë si lojtar i lirë.
El Sharaawy rikthehet kështu te Roma pas një viti e gjysmë, ku u largua në Kinë për Shanghai Shenhua, ndërkohë që kujtojmë se në Serinë A, përveç Romës, italiani ka luajtur edhe me Milanin, deri në vitin 2015, ku u bë i njohur për të gjithë me paraqitjet e shkëlqyera. /Insajderi.com