Elbasan Rashani prezantohet te skuadra e re franceze

Elbasan Rashani prezantohet te skuadra e re franceze

Sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Ligue 1, shkruan Insajderi.

Ai është prezantuar te skuadra franceze Clermont Foot 63, e cila sapo është promovuar në ligën elitare të Francës.

Rashani do të jetë pjesë e klubit për dy sezone pasi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ta.

28-vjeçari është shprehur i lumtur për transferimin te klubi i ri.

“Jam i lumtur që jam këtu, është një sfidë e madhe për mua. Atmosfera është shumë pozitive në klub pas suksesit të vitit të kaluar, kjo më motivon të bëj gjëta më të mëdha”, është shprehu Rashani pas prezantimit.

Rashani ka luajtur për skuadra si Brondby, Rosenborg, Odd, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Erzurumspor./Insajderi.com