Elche fiton një pikë me vlerë ndaj Real Madrid

Elche fiton një pikë me vlerë ndaj Real Madrid

Në javën e 16-të në La Liga, Elche në shtëpi ka ndalur serinë fantastike te Real Madrid, ku pas pesë fitoreve, ndalet në një barazim 1:1, njofton Insajderi.

Të parët krijuan epërsinë mysafirët me mesfushorin kroat Luka Modriç (20’). Me epërsi minimale për madrilenët u mbyllën 45’ minutat e parë.

Në pjesën e dytë barazuan rezultatin vendasit me golin e shënuar nga Fidel Chaves (52’) i cili u tregua i saktë nga pika bardhë.

Deri në fund, Real tentoi të shënonte golin e fitores, mirëpo në disa raste ia mohoi gardiani i Elche-s, Edgar Badia.

Më këtë pikë, Real Madrid shkon në kuotën e 33 pikëve duke u ndodhur në vendin e dytë, ndërsa Elche ngritët në vendin e 15-të me 16 pikë. /Insajderi.com