Eliminatoret për Kupën e Botës: Franca mposht Kazakistanin si mysafir

Eliminatoret për Kupën e Botës: Franca mposht Kazakistanin si mysafir

Pasditen e sotme, kombëtarja e Francës mundi Kazakistanin me rezultatin 2-0, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Qatar 2022”, njofton Insajderi.

Një ndeshje pa shumë histori kjo, ku skuadra franceze e mbylli ndeshjen ne favor të dy golave që në pjesën e parë, me sulmuesin e Barcelonës, Ousama Dembele, i cili kaloi “gjelat” në epërsi në minutën e 19-tw, ndërsa në minutën e 44-tw qendërmbrojtësi i Kazakistanit, Malij, shkaktoi një autogol në dëm të skuadrës së tij.

Franca merr tre pikë mjaft të rëndësishme, pas barazimit zhgënjyes 1-1 me Ukrainën katër ditë më parë, dhe kalon kështu në krye të Grupit D me katër pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve. /Insajderi.com