Zvicra ka nisur eliminatoret me këmbën e mbarë, teksa ka triumfuar me rezultatin 1-3 ndaj Bullgarisë në Sofje, njofton Insajderi.
Në ndeshjen e grupit C, Zvicrës i kanë mjaftuar vetëm pesë minuta për të zgjidhur gjithë ndeshjen. Fillimisht ishte Embolo i cili zhbllokoi sfidën në minutën e shtatë, teksa tre minuta më pas Seferoviç, pas një asisti perfekt nga Xherdan Shaqiri, dyfishoi shifrat. Në minutën e 12-të, ishte Zuber, i cili ia doli ta dërgojë topin në rrjet, për të trefishuar shifrat. Golin e vetëm për Bullgarinë e shënoi Despodov në minutën e 46-të, por që nuk kishte shumë vlera.
Fitore ka regjistruar edhe Denimarka, që ka mposhtur 2-0 Izraelin, në ndeshjen e vlefshme për grupin F. Ishte sulmuesi i Barcelonës, Braithwaite, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 13’, ndërsa Wind vulosi gjithçka në minutën e 67-të. /Insajderi.com