Eliminohet Drita – niveli i Legia është më i lartë

Eliminohet Drita – niveli i Legia është më i lartë

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, është eliminuar nga rrethi i tretë i kualifikimeve për Europa Ligë, nga ekipi i Legia.

Ashtu siç pritej, ndeshja u dominua nga ekipi i Legia, që nga fillimi e deri në fund.

Polakët arritën golin e epërsisë në minutën e 24’ të takimit, kur mbrojtësi anësor, Wszolek, shënoi me kokë, pas një pakujdesia të Ajzerajt.

Epërsia u dyfishua në minutën e 43’, kur nga goditja e këndit, me kokë shënoi Pekhard. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë nuk pati gola edhe pse kishte raste nga të dyja ekipet.

Rastin më të mirë për ekipin e Dritës, e pati sulmuesi Festim Alidema, por që portieri i mohoi golin që mund të ngjallte ëndrrën dhe mrekullinë.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat prej 2 me 0./Insajderi.com.