
Elise Mertens dhe Aryna Sabalenka fituan titullin në Australian Open në dyshe në kategorinë e femrave, njofton Isnajderi.
Tenistja belge Mertens dhe ajo bjelloruse Sabalenka mposhtën dyshen çeke Barbora Krejcikova dhe Katerina Siniakova me rezultat 2-0 në sete 6:2 dhe 6:3 në përballjen e cila zgjati 1 orë e 19 minuta në arenën “Rod Laver” të Melbournit.
Me këtë fitore, dyshja, që zë pozitën e dytë në renditje, fitoi një tjetër titull të Grand Slam-it, së bashku me trofeun e US Open 2019. /Insajderi.com